Orët e para të ditës mbeten me vranësira dhe reshje të shpeshta shiu e dëbore në të gjithë vendin.

Por mesdita përmirëson gradualisht kushtet e motit duke sjellë herë pas here edhe kthjellime në gjithë territorin, të cilat mbeten prezente gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit vijojnë pa ndryshime të ndjeshme gjatë mëngjesit, por një tjetër rritje të lehtë sjellin orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 3 ballë.