Ndërsa prej ditësh vendi është përfshirë nga temperatura të larta, të gjithë sytë i kanë nga fundjava. Lajme jo shumë të mira vijnë nga situata sinoptike, pasi reshje shiu shfaqen në horizont, por gjithsesi temperaturat do të shkojnë drejt rritjes.

Sipas Meteoalb, moti për të premten dhe fundjavën, do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë edhe shira të përkohshëm.

Sipas zonave, të premten shirat priten në zonat malore por gjatë natës edhe në Perëndim.

Të shtunën pasdite priten shira në zonat Veriore dhe Lindore, ndërsa e diela sjell shira të përkohshëm në zonat veriore të vendit.

Temperaturat e ajrit rriten me 2°C të premte; po ashtu rritje sjell edhe e shtuna ndërsa dita e diel do të ruajë vlera termike thuajse konstante (MIN/MAX: nga 9 në 32°C).