Zonat veriore dhe zonat verilindore do të paraqiten këtë të diel me vranësira dhe shira të herëpashershme. Por zonat qendrore dhe zonat jugore do të vijojnë me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.

Sipas "Meteoalb", në pjesën e dytë të ditës do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të pësojnë një rritje graduale në mesditë, kryesisht në zonat qendrore. Era do të fryjë me shpejtësi 28 km/h në drejtimin veriperëndimor, duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.