Vijon paraditja me kthjellime në Jug e Qendër, ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në Veri. Pas mesditës, vranësira kalimtare do të shfaqen fillimisht në Veri dhe gradualisht shtrihen në pjesën më të madhe të vendit; duke rrezikuar shira të izoluara ekstremin verior.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por mesdita sjell rritje të lehtë në Qendër dhe Jug, ku maksimumi ngjitet në 29°C. Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.