Pjesa e parë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në Veri dhe Qendër duke sjellë shira të përkohshme, ndërsa Jugu mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pasditja mbetet me vranësira dhe shira të dobëta në zonat malore, kryesisht në Veri-Verilindje, por kthjellime e vranësira kalimtare do të ketë pjesa më e madhe e vendit.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit ulen me 1- 2°C gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur ekstremet termike nga 13 në 33°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, ndërsa në det krijohet dallgëzim 2-3 ballë.