Paraditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në zonat Perëndimore por vranësira të shpeshta do ketë ekstremi Verior dhe gjithë zonat Lindore. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat në zonat malore duke sjellë shira afatshkurtra në Lindje dhe Juglindje. Mbrëmja dhe orët e natës sjellin mbi Shqipëri, kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe orët e mesditës duke variuar nga 14-37°C.

Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 52 km/h nga Veriu-Veriperëndimi ndërsa në det dallgëzimi ngjitet 3 ballë.