Kthjellimet dhe vranësirat kalimtare dominojnë motin gjatë pjesës së parë të ditës. Ndërsa pasditja sjell vranësira kalimtare në zonat Perëndimore, por vranësira më të shpeshta në zonat Lindore, ku shfaqet mundësia për shira të izoluara.

Në mbrëmje dhe gjatë natës kthjellimet bëhen dominante në pjesën më të madhe të vendit. Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 12°C vlera më e ulët, deri 32°C maksimumi në territor.

Era do vijojë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë.