Moti paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të dobët në territory, por shira mesatarë në Veri dhe Qendër. Sërish në mbrëmje dhe orët e natës pritet një fuqizim i lehtë i shirave në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen mesatarisht 4°C në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike të zbresin në vlerat nga 2-20°C.

Era do fryjë mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 3-4 ballë.