Pas ndryshimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, kryeprokurorja Arta Marku ka nisur lëvizjet edhe të drejtuesve në qarqe. Nga prokuroria e Elbasanit është larguar sot nga detyra drejtuesi Dritan Gina, bashkëshorti i Rovena Gashit, e shkarkuar nga Arta Marku si kryetare e Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Lirimi i tij nga detyra vjen vetëm pak orë pasi bashkëshortja e tij Rovena Gashi dorëzoi një padi në Gjykatën Administrative, ku kërkon pezullimin e vendimit të shkarkimit të saj.

Ndërsa Gashi njihej në Prokurorinë e Përgjithshme si krahu i djathtë i Adritaik Llallës, mësohet se edhe bashkëshorti i saj Dritan Gina u komandua në Elbasan më 3 nëntor të 2016-s, pikërisht me urdhër të Adriatik Llallës.