Një ditë më parë, dhjetëra banorë të Shijakut protestuan para një fabrike të ngritur pranë varrezave të qytetit të vogël, një incenerator për mbetjet spitalore, të vënë në funksion pa dijeninë e tyre

Pas kësaj proteste, që gjeti mbështetjen edhe të autoriteteve vendore të qytetit, policia ka nisur procedimin penal ndaj një shtetasi.

Në një njoftim për shtyp, policia e Durrësit bën të ditur se ka kaluar për ndjekje penale “shtetasi A.L, vjeç 33, banues në Shijak, pasi dyshohet se  në Shijak, pranë varrezave, në magazinë ka grumbulluar mbetje spitalore jashtë kushteve higjeno sanitare”.