Pasuri kriminale/ Sekuestrohen vila, njësi tregtare dhe automjete luksoze

Postuar: 12/09/2017 - 12:01

Foto ilustruese, nga operacioni i "Summer 2017"

Bazuar në planin e masave operacional ”Vjeshtë 2017”, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për forcimin e masave për goditjen e grupeve kriminale dhe kapjen e aseteve kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurise publike, 12 Drejtoritë Vendore të Policisë kanë marrë masa të posaçme operacionale.

Në një njoftim për shtyp, Policia e Shtetit thotë se drejtoritë vendore po punojnë për identifikimin e të gjithë personave për të cilët ka të dhëna se kanë ushtruar dhe ushtrojne aktivitet kriminal, janë shqetësues për komunitetin dhe disponojnë, ekspozojnë, administrojnë dhe përdorin pasuri të lidhura me veprimtarinë kriminale apo që nuk justifikohen me burime të ligjshme dhe më pas në bashkëpunim me Prokuroritë, Gjykatat e rretheve gjyqësore dhe Gjykatën për Krimet e Rënda me qëllim sekuestrimin, konfiskimin e pasurive kriminale.

Si rezultat i veprimeve të deritanishme, nga strukturat vendore të Policisë në Drejtoritë e Policive Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Berat, rezulton se:

– Janë referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda disa raste për procedim pasuror në ngarkim të personave të dyshuar për aktivitet kriminal në fushën e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

– Janë evidentuar si pasuri të dyshuara si janë krijuar, rrjedhin apo lidhen me veprimtarinë kriminale, apo që lidhen me to dhe që nuk justifikohen me burime të ligjshme dhe përcjellë Prokurorisë për hetime të mëtejshme në lidhje me origjinën e tyre pasuritë:

• 9 njësi tregtare

• 8 banesa apartamente në sipërfaqe totale 678 m2.

• 1 vilë trekatëshe

• 15 automjete luksoze (me vlera monetare të konsiderueshme).

Vijon puna në të gjithë territorin e vendit për këtë qëllim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Të shtëna me armë zjarri janë rregjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Bardhyl”.

   Gjatë tremujorit të dytë 2017, numri i lindjeve tejkaloi me 1.563 numrin e vdekjeve.

   Në kuadër të fillimit të aksionit kundër informalitetit, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj i është drejtuar sipërmarrj

   Autoritetet kompetente në Prishtinë, kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin e punimeve për ndërtimin e pjesës së mbetur të autostrad

Shtatë muaj nga marrja e vendimit për bllokimin e punimeve të projektit “Veliera” në Durrës në zonën arkeologjike A, Gjykata Administrati

Reforma në sektorin energjetik, nuk solli vetëm rritje të ardhurash për OSHEE-në dhe zgjerim të investimeve, por falë skemave lehtësuese,

Gjatë seancës së radhës gjyqësore kundër Emiljano Shullazit, sot dëshmuan ish-kreu i Hipotekave, Ilirjan Muho, truproja i Ylvi Beqajt, ba

Prokuroria trokiti sërish në “Opinion” mbrëmjen e djeshme afër mesnatës.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët godasin një rast të drogave të forta në Durrës.

Ky është momenti i goditjes së makinës së zëvendësdrejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi nga një makinë e blinduar e tipit “A