Moti i keq me reshje të dendura vazhdon të mbajë në panik banorët e zonave të prekura nga përmbytjet. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se mëngjesin e sotëm situata përgjithësisht mbetet e njëjtë. Ka patur rritje të nivelit të ujit, kryesisht në Obot.

Në përballimin e situatës e në ndihmë të banorëve në zonat e prekura, Forcat e Armatosura janë në detyrë që nga ora 06:30 me 3 varka, 3 mjete dhe 20 trupa në ndihmë të banorëve në fshatin Obot.

Ndërkohë grupi i vlerësimit është në terren dhe po ndihmon nga afër të prekurit.