Kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi, ka mbetur i lënduar gjatë përplasjes me policinë para godinës së Ministrisë së Brendshme.

Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që ka publikuar foton e tij, ku shihet i gjakosur, pasi ka marrë plagë në kokë.

Ai është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Postimi i Berishes:

Narkobanditet me uniforme pergjakin protesten e opozites, godasin kryeredaktorin e gazetes Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi! sb.