Pezullohet nga detyra shefi i Urbanistikës në Bashkinë e Durrësit, Adhurim Qehajaj, i akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me lejen e ndërtimit të një objekti hotel në zonën e Urës së Dajlanit.

Vendimi për pezullimin e tij është marrë nga gjykata pas kërkesës së Prokurorisë së Durrësit. Po ashtu gjykata ka vendosur dhe masën sekuestro preventive për objektin në ndërtim deri në përfundim të hetimeve të nisura për këtë rast.

Sipas hetimeve, ka rezultuar se Qehajaj si shef i Urbanistikës dhe zhvillimit të territorit në Bashkinë e Durrësit është i përfshirë në dhënien e lejes për objektin në një zonë të rëndësisë së veçantë, ku është i ndaluar ndërtimi.