Plane për plazh në fundjavë? Ja si do të jetë moti

Postuar: 25/05/2018 - 19:44

   Kthjellime dhe vranësira kalimtare vijojnë sot deri vonë pasdite kur pritet fuqizim i përkohshëm i vranësirave duke sjellë shira të dobët kryesisht në juglindje, parashikojnë sinoptikanët.

Sipas “Meteoalb”, e shtuna mbetet me kthjellime e vranësira të lehta gjatë gjithë ditës, përjashtuar zonat lindore, të cilat rrezikohen nga shira të dobët gjatë orëve të pasdites. Edhe e diela, gjatë paradites vijon kryesisht e kthjellët por pasditja shton gradualisht vranësirat në territor duke sjellë shira të izoluar në ekstremet Veri – Juglindje.

Temperaturat e ajrit kanë shënuar një rritje me 2° gjatë mesditës së sotme ku termometri maksimal e ka tejkaluar vlerën 30°C.

Dita e shtunë dhe e diela, sjellin rritje të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që ekstremalet të luhaten nga 12 deri mbi 32°C.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Deri në fund të muajit qershor, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me diell paradite dhe me shi pasdite.

   Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Brendshme kanë përgatitur një udhëzim të përbashkët mbi kufizimet e qarkullimit të

   Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë takimit të KE-së me Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, u shpreh se përgjigja e v

   Ditën e mërkurë, maturantët do të japin provimin e fundit të Maturës Shtetërore, atë me zgjedhje, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit

   3 protestuesit e fundit që mbaheshin në burg pas tubimit kundër vendosjes së tarifës së kalimit në rrugën e Kombit janë liruar gjatë d

   Pavarësisht nismës së marrë nga ana e qeverisë për largimin e qeseve plastike nga përdorimi, qytetarët në Durrës vijojnë t’i përdorin

Gjatë mesditës së sotme u raportua rrëmbimi i një gazetareje të Radio Televizionit Shqiptar në Prishtinë.

35 të rinj nga 12 vende të ndryshme europiane në zyrën rajonale të punësimit.

Aksidentet kohët e fundit, ku të plagosur ose viktima kanë qenë këmbësorët ka bërë që policia të marrë një sërë masash, duke gjobitur me

Mbikalimet ofrojnë lehtësi dhe siguri në qarkullimin e këmbësorëve, por ka raste kur ndërtimi i tyre është bërë larg standardeve të duhur