Është tensionuar situata para godinës së ministrisë së Brendshme, ku protestuesit janë përplasur me kordonin e policisë.

Ata kanë shkulur rrethimin metalik dhe e kanë përdorur për të shtyrë kordonin e policisë, duke tentuar të futen tek Ministria e Brendshme. 

Në të njëjtën kohë ka vijuar hedhja e tymueseve në drejtim të efektivëve të rendit dhe forcave speciale.

Ndërkohë, lideri i PD-së Lulzim Basha po shkon drejt protestuesve për t'i tërhequr ato.