Tre persona nga Durrësi janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ranë një kambist, një person që po ndërtonte një kat shtetsë pa leje, dhe një i ri në kërkim për vjedhje.

Të arrestuarit janë: J. Kadiu 56 vjeç; Y. Kasa 45 vjeç dhe K. Omeri 28 vjeç, të tre banues në Durrës.

Kadiu u kap në lagjen nr.11 te sheshi “Pranvera” duke ushtruar pa licencë veprimtari financiare të këmbimit valuator. Ndaj tij rëndon akuza “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Kasa u kap në lagjen nr. 12 duke ndërtuar pa leje katin e 6 (gjashtë) shtesë. Ai akuzohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Ndërsa ndaj 28-vjeçarit Omeri, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.266, datë 22.05.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”  parashikuar në nenin 134/1 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.