Policia e Durrësit me një organikë me rreth 700 punonjës ka mbetur pa makina. Viti i ri 2018, i ka gjetur të gjithë punonjësit e policisë së Durrësit në këmbë.

Të gjitha mjetet me të cilat lëvizin patrullat dhe shërbimet janë defektuar përveç një furgoni policie.

Punonjësit e policisë kanë bërë me dije për "DurrësLajm" se janë të detyruar të ikin në këmbë në çdo vendngjarje ose të përdorin makinat e tyre personale ata që kanë, në të kundërt policia nuk ka si të jetë e pranishme.

Në gjendje përveç një furgoni janë edhe dy motorrë të qarkullimit rrugor, të cilët nuk janë defektuar.

Mos ndodhtë ndonjë ngjarje në Durrës se jo që policia nuk i kap dot autrorët të cilët janë më të shpejtë por ata nuk kanë mundësi as për të siguruar vendngjarjen.

Ka ditë që në rrugë del vetëm një makinë policie, ndërsa nuk dihet kur do të bëhet tenderi për blerjen e pajisjeve të defektuara. Burimet gjithashtu bënë me dije se defektet e makinave janë të ndryshme por më së shumti nuk kanë frena.