Policia në aksion, vë në pranga 10 shoferë, heq 71 patenta

Postuar: 18/02/2018 - 15:44

   Policia ka vijuar edhe gjatë natës së mbrëmshme aksionin dhe kontrollin me drager për drejtuesit e mjeteve për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që shkelin rregullat, apo janë në timon të dehur. Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 10 drejtues mjetesh.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës gjatë fundjavës kanë vijuar kontrollet me Drager e Radar.

Kontrolle janë ushtruar ndaj drejtuesve të automjeteve në të gjitha rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 10 drejtues mjetesh, nga këta:

9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe një për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë tërhequr 71 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:

• 38 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara.

• 26 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur .

• 7 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Janë kryer 886 alkool teste, ku ka rezultuar se:
26 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 71 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejura, ndërsa 798 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/l.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që:

• nuk përdorin rripin e sigurimit.
• përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit
• nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit
• qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse
• pa kontroll teknik të mjetit,

Në këtë kuadër, janë vendosur:

* 83 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit

* 99 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

* 55 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

* 12 masa administrative për shkelje të semaforit

* 3 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit

* 2 masa administrative për gara shpejtësie

* 7 masa administrative për xhama të errët

* si dhe 775 masa të tjera administrative të ndryshme.

Janë bllokuar 5 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

Policia Rrugore e Tiranës do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore, duke sjellë rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zbardhet emri i porositësit të dy mjeteve 'Tojota Yaris', në të cilat u gjetën dhe sekustruan një ditë më parë 3 milionë e 470 mijë euro.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit në Vlorë, Brikena Ukperaj (Lubonja).

Ky vit pritet të jetë i mbarë për turizmin në Shqipëri.

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda rikonfirmon dënimin me burg për jetë për Denis Shtrazën.

Edhe këtë të hënë, reshjet e shiut do të jenë të pranishme në vend.

Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë numëruar sasinë e eurove kontrabandë që po futeshin në Shqipëri me dy automjete “Toyota Yaris”.

Sot do të bllokohet sërish autostrada Tiranë-Durrës, pasi do të realizohet faza e katërt e punimeve që kanë nisur para dy javëve.

   Të tjera detaje janë bërë me dije në lidhje me sasinë e eurove të kapura në Durrës.

   Nuk përbën aspak sekret, madje qarqet diplomatike e vërtetojnë se Athina dhe Tirana kanë hyrë tashmë në rrugëtimin e fundit për nënshk