Policia Rrugore paralajmëron shoferët: Respektoni këmbësorët ose do gjobiteni!

Postuar: 19/06/2018 - 13:21

Aksidentet kohët e fundit, ku të plagosur ose viktima kanë qenë këmbësorët ka bërë që policia të marrë një sërë masash, duke gjobitur me masa administrative drejtuesit e mjeteve.

Policia Rrugore ka monitoruar për rreth dy orë qarkullimin në disa akse rrugore të Tiranës dhe ka vërejtur që shoferët nuk respektojnë këmbësorët në vijat e bardha. Për kët arsye u verifikuan dhe u proceduan 35 drejtues mjetesh.

"Mjafton të analizosh trendin e disa prej shkeljeve kryesore të rregullave të qarkullimit rrugor, për të kuptuar nivelin e ulët të edukatës rrugore dhe se sa pak rëndësi ka jeta e njeriut për drejtuesit e mjeteve në kryeqytet", thotë policia.

Vetëm për 6-mujorin e parë të këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës, janë:

• 236 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur (44 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar).

• 10 000 drejtues mjetesh, janë ndëshkuar për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjeteve (2900 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar).

"Ndërkohë që e njëjta situatë paraqitet edhe me përdorimin e kaskës mbrojtëse, parkimet dhe parakalimet e gabuara, ku vihet re rritje e numrit të konstatimeve për këto shkelje", sqaron policia.

Policia thotë se ka nje rënie drastike të numrit të konstatimeve për mospërdorim të rripit të sigurisë (8500 ndëshkime më pak se e njëjta periudhe e vitit të kaluar), çka tregon një reagim pozitiv të përdoruesve të rrugës kundrejt detyrimit për të vendosur rripin e sigurisë gjatë drejtimit të mjetit, reagim i cili duhet të reflektohet edhe ndaj normave dhe rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar ditën e sotme seancën në ngarkim të gjyqtares së Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, n

   Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe lideri historik i demokratëve Sali Berisha kanë marrë pjesë sot në homaxhet për akto

Artistë nga e gjithë Shqipëria kanë mbërritur sot në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, për të marrë pjesë në homazhet e art

Sikundër edhe pritej, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanz

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, do t'i nënshtrohyet gjatë kësaj jave procesit të Vettingut.

Prej disa ditësh vendi ynë është goditur nga disa lëkundje tërmeti.

Pjesa e parë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në Veri dhe Qendër duke sjellë shira të përkohshme, ndërsa Jugu mbetet

   “Shpirti jonë i vogël ti kishe një nënë, që nuk e zëvendëson askush vendin e saj.

   Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të madh të humorit, Fadil Hasa.