Policia zbardh skemën e trafikut të drogës me kamionë nga porti i Durrësit, 12 në pranga

Postuar: 06/12/2017 - 16:02

   Ka shkuar në 12 numri i të arrestuarve si pjesë e grupit kriminal që trafikoi në janar të këtij viti nga porti i Durrësit 2.5 ton kanabis. Pas ndalimit të nënkomisatit të Fierit, Festim Lelaj këtë të mërkurë me urdhër të prokurorisë janë ndaluar dy efektivët e policisë në Portin e Durrësit, Agron Kapllanaj e Gëzim Dervishi, si dhe dy doganierët Altin Katundi e Mikail Hila.

Policia ka zbardhur detaje se si kryhej ky trafik i jashtëligjshëm nëpërmjet portit më të rëndësishëm në vend. Ngarkimi i lëndës narkotike është bërë në Fier, në bashkëpunim me një kompani që trasportonte paleta druri në vendet e Europës.

Në të njëjtën ditë u nisën dy kamionë, i pari që nuk kishte drogë ka hyrë i pari për t’u kontrolluar. Pasi është bërë vulosja e tij ka dalë në parkimin e portit, ku ndodhej edhe kamioni tjetër ku ishte droga.

Shoferi i tij ka ndërruar rimokorkion duke marrë atë që ishte me drogë. Gjithashtu ai ka ndërruar edhe targat. Në këtë mënyrë është bërë dhe shmangia e kontrolleve në Itali, pasi në këtë vend ngarkesat do të kalonin tranzit. Destinacioni përfundimtar i ngarkesës ishte Gjermania. 

Prokuroria sqaroi të martën se për këtë rast ishin ndaluar 8 persona. Arrestimet kanë filluar që në Janar dhe kanë përfunduar këtë të mërkurë. Sipas hetuesve rolin e organizatorit e kishte nënkomisari i policisë së Fierit, Festim Lelaj që garantonte edhe ruajtjen nga aksionet policore.

Lelaj nga Janari i 2014 deri në Gusht 2016 ka mbajtur detyrën e oficerit në portin e Vlorës, ndërsa nga gusht i vitit të kaluar deri në Mars 2017 ishte oficer policie në Dibër, për të kaluar më pas në Fier.

Njoftimi i policisë për operacionin:

Më datë 13.01.2017 nga ana e Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Italiane “INTERFORZA” në Tiranë, është informuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, mbi sekuestrimin e një sasie prej 2 ton e 530 kg lëndë e dyshuar llojit “Cannabis Sativa” me datë 11.01.2017 në Portin e Ankonës në Itali, që ishte e ngarkuar në Kamionin “MAN”, me targa AA 846 GJ dhe AER 357, me drejtues shtetasin Shqiptar Dhimo KORAJ, 47 vjeç, lindur në Fier e banues në Gjirokastër.

Ky kamion më datë 09.01.2017 është nisur nga Porti i Durrësit me tragetin M/N AF MARINA me destinacion Durrës-Bari.

Policia Italiane ka arrestuar në flagrancë shtetasin Shqiptar Dhimo KORAJ, i cili shoqëronte kaminon në Portin e Ankonës, ndërsa në listën e pasagjerëve figuronte si shofer i këtij kamioni i nisur nga Durrësi më datë 09.01.2017, shtetasi Demo PROGONATI, 46 vjeç, lindur në Progonat dhe banues në Fier.

Në bazë të informacionit të sjellë nga Pala Italiane, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit ka bërë regjistrimin e Procedimit Penal Nr.12 datë 13.01.2017 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në vazhdën e veprimeve hetimore të kryera nga Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deri me tani janë arrestuar ne kuadër të këtij procedimi edhe shtetasit e mëposhtëm :

· Më datë 04.12.2017, u ndaluan shtetasit Skënder Siqeca, 53 vjeç dhe Arbi Mustafa, 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

· Më datë 05.12.2017, u ndalua shtetasi Agron Kapllani, 51 vjeç, banues në Durrës, ish punonjës policie, trup shërbimi, shoqërues qeni në Portin e Durrësit, për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Neni 283/a/2 i Kodit Penal. Përjashtuar nga Policia e Shtetit më datë 18.07.2017.

· Më datë 05.12.2017, u ndalua shtetasi Gëzim Dervishi, 59 vjeç, banues  në Durrës, ish specialist në trajtimin e qenve të shërbimit në Stacionin e Policisë Kufitare Durrës, në për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Neni 283/a/2 i Kodit Penal. Përjashtuar nga Policia e Shtetit më datë 28.07.2017.

· Më datë 05.12.2017, u ndalua nga SH.Ç.B.A,  shtetasi Festim Lelaj, 47 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier.

· Më datë 06.12.2017, u ndalua shtetasi Altin Katundi, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë Doganier në Portin e Durrësit.

· Më datë 06.12.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Mikail Hila, 28 vjeç, banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Po në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më parë edhe shtetasit e mëposhtëm:

· Më datë 15.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Demo Progonati, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në bashkëpunim.

· Më datë 07.06.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Euron Hoti, 35 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikeve”. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

· Më datë 21.06.2017, u ndalua shtetasi Malton Lleshi, 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

· Më datë 28.11.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Aurel Lazaj, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Në lidhje me këtë rast trafiku të lëndëve narkotike, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, duke çuar para drejtësisë të gjithë personat e implikuar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Urbanisti Ardian Muka ka hedhur shigjeta të drejtpërdrejta akuze në drejtim të kryetarit të trupës gjykuese të çështjes “Veliera”.

Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës në disa rrethe, të cilat kanë shkaktuar edhe rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore kanë b

   Shqipëria është në prag epidemie nga gripi.

   Bllokimi i punimeve prej gati një viti në sheshin “Veliera” në Durrë ka sjellë reagimin qytetar mbi të ardhmen e këtij sheshi.

   Gjatë ditës së sotme dhe mbrëmjes së djeshme territori i Shqipërisë është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe në zonat malore në

   Edmond Çela, shefi i Hetimit në Drejtorinë e Kufirit në Korçë është pezulluar nga detyra. Pezullimi i tij nga SHÇBA vjen një ditë pasi

   Në ditën e dytë të takimit mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati me homologun grek, Kotzias anëtarë të komunitetit çam kanë protest

   Në një kohë kur Anna Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjerë Vebi Veliaj, ka fituar dëshminë e trashëgimisë në gjykatën e Tiranës, dh

   Një 18-vjeçare nga Shqipëria është krenaria e kolegjit St. Francis në Brooklyn për këtë vit.

   Metodi Marku, shprehet se fundjava do të shoqerohet me reshje të dendura shiu të cilat mund të shkaktojnë përmbytje sidomos në zonën e