Presidentja kroate në Durrës: Projekt tre palësh për menaxhimin e ndotjes detare (VIDEO)

Postuar: 19/07/2018 - 17:29

   Qindra apo mijëra ton mbetje urbane, kryesisht plastike, depozitohen në brigjet kroate çdo vit nga Shqipëria nëpërmjet rrymave detare.

Ndotja mjedisore që shkaktohet nëpërmjet detit Adriatik, i cili lidh Shqipërinë, Mali e Zi dhe Kroacinë kanë detyruar qeverinë kroate të financojë një projekt mjedisor të një vendi që nuk është pjesë e BE-së, siç është vendi ynë.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, është ndalur në portin e Durrësit ku para autoriteteve vendore e të qeverisë deklaroi se qeveria kroate e ka një problem të rëndësisë së veçantë të menaxhojë mbetjet urbane që i sjellin rrymat detare në brigjet e saj.

“Na lidh e na bashkon Adriatiku me Shqipërinë e Malin e Zi. Rrymat detare në stinën e dimrit sjellin mbetjet urbane tek ne. Qeveria juaj dhe kryeministri ranë dakord për mbrojten e Adriatikut. Ky projekt mes tre vendeve tona do të bëjë të mundur menaxhimin më të mirë të kësaj problematike dhe të zhvillimit të turizmit që është baza ekonomike e vendeve tona”, tha presidentja kroate.

Në kepin e Rodonit në veri të Durrësit, lumi Ishëm e degëzimet e tij që vijnë nga Tirana e Kruja, depozitojnë qindra ton plastikë çdo vit, që më pas rrymat detare e shpërndajnë në të gjithë vijën e Adriatikut. Projekti i  financuar nga qeveria kroate “Menaxhimi i ndotjes detare dhe bregdetare për të rritur sigurinë në det dhe në porte, në përputhje me kuadrin rregullator të BE-së për detin, zbatohet nga PNUD në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tërmetet nuk ndalen në vendin tonë. Një goditje e re u regjistrua pas mesnatës.

Shqipëria do të mbetet në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme.

   O zot pse më dënove kaq shumë. Do më mungosh shumë zemra ime”.

   Komuniteti shqiptar në Belgjike gjithmonë e më shumë po fuqizohet edhe në vendimmarrje.

Ambasada shqiptare përmes një deklarate për shtyp ka shprehur ngushëllimet të afërmve të dy qytetarëve shqiptarë që kanë humbur jetën në

   Furtuna dhe shiu që ka pushuar kryeqytetin pasditen e sotme nuk kanë kaluar pa pasoja.

   Duket se moti sot dhe nesër (e enjte) do të sjellë surpriza, pasi do të shoqërohet jo vetëm me ulje të temperaturave, por edhe reshje

Mbrëmjen e 14 gushtit, qindra e qindra besimtarë orthodhoksë, por jo vetëm, kanë shkuar për të kaluar natën në mjediset e Manastitit të S

Në familjen Marku, (gjyshi nga e ëma) janë hapur dyert e mortit, ku të afërmit e Marjusit presin ngushëllime për humbjen e 22-vjeçarit në

Familja Djerri është ndër shijaksit e parë, të cilët për një jetë më të mirë u larguan me eskodin e vitit '91 drejt italisë.