Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarivić zhvillon nesër vizitë në Durrës, interes i madh nga qytetarët durrsakë.

Autoriteti Portual i Durrësit ka lajmëruar mbërritjen e presidentes kroate nesër në një vizitë në Durrës, ku do të marrë pjesë në   projektin e UNDP: “Menaxhimi i ndotjes detare dhe bregdetare për të rritur sigurinë në det dhe në porte”.

Në njoftimin e dhënë nga PNUD bëhet me dije se në kuadër të vizitës së Presidentes Kroate Kolinda Grabar-Kitarivić, bëhet prezantimi i projektit të financuar nga qeveria kroate “Menaxhimi i ndotjes detare dhe bregdetare për të rritur sigurinë në det dhe në porte”, në përputhje me kuadrin rregullator të BE-së për detin. Projekti zbatohet nga PNUD ne bashkepunim me Ministrine e Turizmit dhe Mjedisit.

Gjatë vizitës së saj në Durrës, presidentja kroate do të shoqërohet nga ministra të kabinetit Rama, kryebashkiaku Vangjush Dako, drejtues të institucioneve ndërkombëtare dhe vendore etj.

Do të shoqërojnë presidenten kroate gjatë vizitës në Durrës:

  • Z. Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastruktures dhe Energjisë
  • Z. Blendi Klosi, Minister i Turizmit dhe Mjedisit
  • Z. Vangjush Dako, Kryetar i Bashkisë Durrës
  • Znj. Limya Eltayeb, Drejtore e PNUD në Shqipëri
  • Znj. Sanja Bujas-Juraga, Ambasadore e Kroacisë në Shqipëri
  • Z. Afrim Bakaj, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual të Durrësit
  • Përfaqësues nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare
  • Përfaqësues të Emergjencave Civile
  • Përfaqesues të Shoqatave të Bashkive

K.H.