Këtë të premte është bërë prezantimi i punonjësve të rinj të Policisë Bashkiake së Durrësit, që u shpallën fitues në konkursin e zhvilluar disa ditë më parë.

Policia Bashkiake tashmë është në rikonstruksion të plotë dhe ka përgatitur një projekt strukturë me standarde bashkëkohore në bazë të numrit të popullsisë dhe shtrirjes territoriale.

Policia Bashkiake, tha për "DurrësLajm" se kjo risi që vjen për herë të parë me pjesëmarrjen edhe të femrave në këtë institucion, ka si qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj komunitetit të Durrësit me një vizion të ri.

Sipas një studimi të bërë, Durrësit i nevojiten rreth 100 punonjës policie në bazë të numrit të popullsisë dhe sipërfaqes territoriale.

Për të qenë pjesë e Policisë Bashkiake, konkurruan 40 persona, nga të cilët u shpallën fitues 12 prej tyre: 8 meshkuj dhe 4 femra duke e çuar numrin total të punonjësve të Bashkiakes në 32 nga 20 që ishin më parë. Shumica e fituesve janë me shkollë të lartë.

S.L.