Ministri i Mjedisit Blendi Klosi prezantoi sot para drejtuesve të institucioneve vendore prefektin e ri të qarkut të Durrësit.

Klosi tha se është parë e arsyeshme që të emërohet Roland Nasto, pasi i përshtatet shumë profilit dhe detyrave që ka ky post politik.

Si një ish-ushtarak, Nasto do ta ketë shumë të lehtë për të përballuar këtë detyrë të rëndësishme, pasi disa fusha si emergjencat civile, menaxhimi i ndarjes së re administrative-territoriale, apo problematikat dhe shqetësimet që kanë qytetarët durrsakë janë të njohura nga ushtaraku i vjetër në profesion.

Ndërsa prefekti i sapoemëruar u shpreh se ndihet i privilegjuar, ndërsa u zotua se do të bëj të pamundurën për të justifikuar besimin që i ka dhënë kryeministri duke e zgjedhur si prefekt.

Nasto, nga sot mori zyrtarisht detyrën për të drejtuar prefekturën e Durrësit.

K.H.