Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka prezantuar zyrtarisht drejtorin e spitalit të Durrësit, Alban Ramohitaj, pasditen e sotme.

Prezantimi është bërë pa praninë e mediave. Alban Ramohitaj rreth dy javë më parë fitoi konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për drejtorët e spitaleve rajonale dhe bashkiake.

Alban Ramohitaj është njëkohësisht edhe kreu i Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Ramohitaj e ka mbajtur edhe më parë postin e drejtorit të spitalit të Durrësit, por pasi u përfshi në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së për qarkun e Durrësit dha dorëheqjen.

Pasi nuk fitoi një mandat deputeti, ai u përfshi në garën për drejtorin e spitalit të Durrësit, krahas 3 kandidaturave të tjera dhe në fund rezultoi fitues. 

K.H.