Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike e stacionit të pompave në Fushë Kuqe ka lënë qytetin e Durrësit pa u furnizuar me ujë, që nga mëngjesi i së mërkurës.

Sipas UKD-së, qytetarët duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e ujit të pijshëm derisa situata të normalizohet.

Njoftimi i Ujësjellësit Durrës:

Per shkak te nderprerjes se energjise elektrike nga ana e OSHEE-se ne stacionin e pompave ne Fushe Kuqe, qyteti i Durresit nuk eshte furnizuar me uje te pijshem qe nga mengjesi i dites se sotme.

Per kete arsye do te kete probleme ne furnizimin me uje te pijshem edhe gjate dites se neserme, e enjte dt 24 maj. Ujesjelles Kanalizime Durres iu ben thirrje konsumatorëve qe te kursejne ujin e pijshem deri ne normalizimin e situates.