Bllokimi i punimeve prej gati një viti në sheshin “Veliera” në Durrë ka sjellë reagimin qytetar mbi të ardhmen e këtij sheshi. Gjykata Administrative, aty ku çështja po shqyrtohet në themel, ende nuk ka dhënë një verdikt mbi fatin e “Velierës”.

Projekti qëndron i bllokuar prej një viti dhe punimet janë ndërprerë.

Shoqëria Civile kërkon anullimin e projektit dhe kthimin e sheshit në gjendjen e mëparshme, duke u ruajtur zbulimet arkeologjike që dolën në pah gjatë gërmimeve, dhe vendosjen para përgjegjësisë të personave përgjegjës që dëmtuan pasurinë arkeologjke.  

Por çfarë mendojnë qytetarët durrsakë për këtë çështje me interes publik? A duhet të vijojë zbatimi i projektit të Velierës? A ju pëlqen ky projekt apo sheshi duhet të kthehet në gjendjen e mëparshme? Si e shikojnë të ardhmen e këtij sheshi qytetarët durrsakë?

Me këto pyetje u është drejtuar DurrësLajm qytetarëve durrsakë. Ndiqni prononcimet e tyre për të zbuluar se çfarë mendojnë ata për këtë çështje:

K.H.