Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duket se nuk do të konfirmojë në detyrë prokurorin Gentian Trenova.

Shkak, edhe në këtë rast, është bërë pasuria e pajustifikuar e prokurorit, për të cilën thotë ILDKPI, Trenova ka bërë veprime fiktive në hipotekë dhe është munduar ta justifikojë me një sërë borxhesh.

"Prokurori Trenova ka një apartament në rrugën ‘Ferit Xhajko’, 3 depozita bankare, kursime monetare nga rroga e bashkëshortes. Apartamentin ia dhuroi vjehrrit e vjehrrës. Prokurori ka dhurime cash 5 mijë euro nga prindërit e gruas, ka marrë hua nga motra dhe nëna. Ka dyshime të arsyeshme se Trenova ka gënjyer për apartamentin. Fillimisht ky apartament kishte vlerën 40 mijë euro, në kontratën e dytë ky apartament është në vlerën e 1.9 milionë lekë. Deklarim të rremë për vlerën e 12 mijë eurove. Trenova ka bërë veprime fiktive pranë hipotekës. Këto veprime cënojnë figurën e magjistratit. Në këtë banesë Trenova ka bërë shtesë kati. Trenova ka fshehur banesën, ka bërë deklarim të rremë për burimin financiar. Nuk justifikon paratë për shtesën e katit dhe pse ja ka dhuruar vjehrrit e vjehrrës e ka po ai në përdorim. Paratë e dhuruara nga të afërmit rezulton se ka mungesë dokumentacioni. Në kriterin e kontrollit të figurës, sipas DSIK nuk ka kontakte me botën e krimit. Nga ana profesionale, prokuroria e përgjithshme ka shqyrtuar dosjen e Trenovës dhe ka konkluaruar se ka aftësi për të ushtruar profesionin."