Nëse keni ëndërruar që të kryeni një trajnim apo të punoni në Gjermani, mund ta shfrytëzoni këtë rast që ju jepet.

Ambasada gjermane ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm në faqen e saj, ku mund të aplikoni të gjithë ju që plotësoni kushtet.

“Programi i bursave të Ekonomisë Gjermane 2018 – Studioni apo punoni në një profesion që lidhet me ekonominë? Keni dëshirë të kryeni një praktikë 3 deri 6 muaj në një kompani gjermane? – Atëherë aplikoni online nga data 1.10. deri 13.11.2017! Informacione të sakta mund të gjeni në faqen www.stipendienprogramm.org, thuhet në njoftimin e Ambasadës.