Për ata që kanë vendosur të pushojnë në ditët e fundit të gushtit, nuk do të kenë vetëm diell, megjithëse temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë.

Sipas "Meteoalb", ditët në vijim do të sjellin një sistem vranësirash, ndërsa nga data 25 deri më 27 gusht, do të ketë shira të konsiderueshme në të gjithë vendin.

Parashikimi i Meteoalb: Gjatë gjithë javës, moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, më të shpeshta gjatë pasditeve kur priten edhe shira të përkohshme kryesisht në Qendër dhe Jug të vendit, ndërsa rrebeshe afatshkurtra në ekstremin Verior. Parashikohet që dt. 25 – 27 të sjellin një sistem të organizuar vranësirash, rrjedhimisht edhe shira të konsiderueshme thuajse në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do vijojnë me ndryshime të lehta, ku një rënie e lehtë pritet në temperaturat e mëngjesit ndërsa gjatë mesditës temperaturat variojnë nga 27 – 31°C në zonat malore dhe nga 33 – 36°C në zonat e Ultësirës.