I ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Llirë”, Arjan Çani i ka treguar ish-ministrit i brëndshëm një video të vitit 2012 kur kishte “parashikuar” se Saimir Tahiri do ta “hante” nga Edi Rama, njëjti si Enver Hoxha “hëngri” Qemal Stafën.

“16 nëntor 2012: E ha Saimiri, historia me Enver Hoxhën dhe Qemal Stafën përsëritet”, ishte parashikimi i thënë prej Çanit.

“Ti thua se e hëngri nga Enveri, por unë i qëndroj rastit zyrtar. Qemali nuk e paska ditur, unë të paktën e di”,u shpreh Tahiri duke hedhur poshtë që kryeministri, me të cilin “janë rritur në një diell”, mund t’i bëjë diçka të tillë.