Qentë e rrugës shqetësim e rrezik i madh për banorët e Durrësit! Ata shtohen, masa s'merren

Postuar: 15/04/2018 - 11:19

Qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim i cili nuk po merr asnjë zgjidhje prej vitesh. Përkundrazi, duket sikur ata vetëm po shtohen duke e përkeqësuar situatën.

Tufat e qeneve, të cilët lëvizin si grupazh dhe që shpesh frikësojnë të madh e të vogël, tashmë i gjen në çdo cep dhe rrugë kryesore të Durrësit.

Nëse vite më parë ky ishte një problem që kishte të bënte me zonat periferike, prej kohësh tufat e qenve shihen në qendër të Durrësit dhe bulevardin kryesor, “Vollga” dhe në zona të tjera të populluara. Mes tyre tashmë nuk bën dot dallimin nëse ka të regjistruar si endacak dhe me shenjat dalluese, apo edhe të tjerë të cilët i janë shtuar rishtaz këtyre tufave.

Një debat i hapur është gjithmonë prezent edhe për mënyrën se si duhen trajtuar këto tufa që shpesh janë edhe të rrezikshme. Të rriturit mund të kujdesen edhe vetë duke e shmangur kalimin pranë tyre, por shqetësim përbëjnë fëmijët të cilët lëvizin nëpër troturare, teksa dalin nga dyert e shkollave apo teksa hyjnë në ambientet e banesave.

Paniku ndër njerëz të ndryshëm është në rritje, pasi në disa raste mund të shënohen edhe incidente, qentë mund të sulmojnë njëri-tjetrin apo çfarë është akoma më e rrezikshme, të kafshojnë edhe banorët e qytetit. Si në rastin e këtyre fotove, të shkrepura mëngjesin e sotëm, kur drejtuesit e automjeteve duhet të përzënë fillimisht kopenë e qenve për të hipur në makinë.

DurrësLajm” ka transmetuar dy vite më parë një video ekskluzive në qendër të Durrësit, ku një qen i rracës “Pitbull” u ndesh me një qen rruge, duke e lënë këtë të fundit të masakruar (shih videon këtu). Kjo është një tjetër problematikë sa u përket qenve të rrezikshëm e sulmues, të cilët pavarësisht se janë qen shtëpie e lëvizin me pronarët e tyre, këta të fundit nuk i pajisin ndonjëherë me maskë mbrojtëse. Mundësitë për incidente janë kthyer në serioze, ndërsa masa deri më tani nuk janë marrë nga asnjë organ shtetëror. Situata veçse vazhdon të rëndohet...

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zylfije Haklaj motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë thyen heshtjen duke dhënë një intervistë për “Shqipta

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli është shkarkuar nga organet e Vettingut.

Një tjetër prokurore ka kaluar me sukses në sitën e Vettingut.

Prokurori i rrethit gjyqësor Tiranë, Arben Nela, njëherazi kandidat për Këshillin ë Lartë të Prokurorisë, do të përballet këtë të mërkurë

Pasagjerët e një avioni të nisur nga Tirana me destinacion Milanon, kanë përjetuar momente ankthi dhe paniku.

Vetëm pak ditë pasi shorti elektronik i gjykatës së Apelit Tiranë, përzgjodhi Shkëlqim Mustafa si gjyqtarin për të gjykuar kërkesën e ape

Kthjellimet dhe vranësirat kalimtare dominojnë motin gjatë pjesës së parë të ditës.

Nga koha kur iu rikthye sistemit të drejtësisë, deri sa doli para Vettingut, Artan Zeneli, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, ka shtuar gati dy

Nuk kthehet në detyrë gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo!

   Një rrebesh shiu ka goditur Gjirin e Lalzit në mesditë, duke detyruar pushuesit të rrëmbejnë rrobat e të largohen me nxitim nga plazhi