Qytetarë të shumtë të mbështetur edhe nga opozita shqiptare, janë ngritur në protestë sot duke bllokuar për disa orë rrugët kryesore që lidhin vendin. Një ndër ta ishte edhe kryqëzimi i Çermës në Lushnje bllokimi i të cilit pengoi lëvizjen në jug të vendit.

Të revoltuar, protestuesit kanë akuzuar kryeministrin Rama se i ka gënjyer e mashtruar votuesit e tij. Ata e kanë cilësuar si qeveri e babëzisë dhe e drogës, qeverinë aktuale që ka varfëruar popullin.

"Na e ka çuar thikën në kockë", shprehet njëri prej protestuesve i cili i bën thirrje kryeministrit Rama t'i vërë gishtin kokës.