Qeveria paralajmëron: Taksë për të kaluar në këto akse rrugore

Postuar: 20/06/2018 - 17:04

   Rruga e Arbrit është e para që u dha për t’u ndërtuar me koncesion sipas programit një miliard euro të qeverisë, ku paratë e ndërtimit sigurohen nga privati dhe më pas ky borxh paguhet në vite nga buxheti i shtetit.

Në listë janë së paku dhe 3 akse të tjera. Thumanë-Kashar, që po shkon drejt përmbylljes së tenderit; Milot-Balldren, pjesë e autostradës Adriatiko-Joniane; si dhe rruga Orikum-Himarë.

Por në planet e qeverisë është që për akset e tjera, që mund të ndërtohen, paratë e koncesionit të paguhen nga përdoruesit e rrugës.

“Është një praktikë që e ndjekin të gjitha vendet e BE-së, është një praktikë tashmë e njohur, kuptohet me parimin që nganjëherë një pjesë të riskut e merr shteti nëpërmjet alokimeve buxhetore, por një pjesë të riskut nesër do ta marrin edhe përdoruesit e rrugës, që do të thotë që përdoruesit e rrugës do të paguajnë për përdorimin e një infrastrukture jashtëzakonisht më të përmirësuar nga pikëpamja e standardeve”, tha Gjiknuri.

Ministria e Infrastrukturës është përfituese e një kontrate 21 milionë euroshe nga Komisioni Europian për mbështetjen e reformës së transportit. Një nga komponentet është ngritja e kapaciteteve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për menaxhimin e kontratave koncesionare./Tch

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tetë vjet pas ngjarjes së rëndë që tronditi Durrësin, ku tre persona u vranë në një lokal, (17-vjeçari Ani Curri, Luan Curri dhe Edmond S

   “Me ikjen e Fadil Hasës kemi humbur diçka nga vetja jonë”. Me këto fjalë të ndjera i përgjgjet ikjes së bashkëpunëtorit të vj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar ditën e sotme seancën në ngarkim të gjyqtares së Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, n

   Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe lideri historik i demokratëve Sali Berisha kanë marrë pjesë sot në homaxhet për akto

Artistë nga e gjithë Shqipëria kanë mbërritur sot në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, për të marrë pjesë në homazhet e art

Sikundër edhe pritej, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanz

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, do t'i nënshtrohyet gjatë kësaj jave procesit të Vettingut.

Prej disa ditësh vendi ynë është goditur nga disa lëkundje tërmeti.

Pjesa e parë e ditës vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në Veri dhe Qendër duke sjellë shira të përkohshme, ndërsa Jugu mbetet