Qeverisja, infrastruktura dhe manifaktura problem për Ballkanin, Shqipëria më keq se fqinjët

Postuar: 17/05/2018 - 17:03

   Samiti i Sofjes ka rikthyer në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe atij akademik në Europë debatin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Instituti i Vienës për Studime Ekonomike ka publikuar një studim të ri të posaçëm për këtë, pra perspektivën e rajonit për t`iu bashkuar pjesës tjetër të Europës së bashkuar.

Qysh në krye të herës, Instituti i Vienës nënvizon faktin se, anëtarësimi i rajonit në vitin 2025 është skenari më optimist i mundshëm, në rast se gjërat do të shkojnë vaj për 6 vendet.

“Ne nuk e përjashtojmë tërësisht mundësinë e integrimit të Malit të Zi dhe Serbisë në 2025”, thuhet në këtë raport. Por, megjithatë, thuhet më tej, kjo datë duhet të shërbejë për të incentivuar vendet e rajonit që të çojnë përpara reformat kyç.

Një ndër pikat e tjera të evidentuara në raport është dhe fakti se, 6 vendet e rajonit duhet të adresojnë patjetër çështjen e deficitit të theksuar në infrastrukturë si dhe të zgjerojnë bazat e tyre industriale në rast se duan që të arrijnë kriteret ekonomik të anëtarësimit. Shqipëria vlerësohet si vendi i dytë me peshën më të ulët të manifakturës në ekonomi, me pak më shumë se 5%.

Deficiti në infrastrukturë vlerësohet si mjaft i madh, dhe se pengon së tepërmi ndërlidhjen e rajonit.  Deficiti vlerësohet i lartë edhe në qeverisje, raporton "scan".

Madje, Instituti i Vienës shkon edhe më tej duke theksuar se, në kushtet aktuale, ky kriter tregon se në vitin 2025 asnjë nga 6 vendet nuk do të anëtarësohet dot. Në këtë indikator, dhe sidomos në nën-indikatorin që i referohet sundimit të ligjit, Shqipëria regjistron ndër performancat më të dobëta ndër 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pengesa të tjera vlerësohen edhe konfliktet rajonale por edhe faktorë të jashtëm, si influenca ruse apo kineze. E ndërkohë që rajoni duket se është ende shumë larg Europës, disa vende ndër të gjashta, janë edhe më larg.

Në pjesën dërrmuese të indikatorëve, si, qeverisja, infrastruktura, të ardhurat për frymë, industria, etj, për fat të keq, Shqipëria dhe Kosova janë të fundit, çka përkthehet në një proces relativisht të gjatë anëtarësimi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një raport i CIA-s amerikane për Ballkanin, ku përmendej edhe Shqipëria si vend që ka probleme me drogën, është cilësuar i pasaktë dhe

   Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit.

   Drejtori i Drejtorisë së Hetimit tatimor, Enertil Canaj, ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga detyra që mban.

   Edmond Bengo nuk ka qenë në kërkim nga autoritetet shqiptare.

   Rreziku nga helmimet ushqimore është prezent sidomos gjatë stinës së verës.

   Në pikun e sezonit veror plazhi i Durrësit është boshatisur nga pushuesit në masë të madhe.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë ndalojnë një shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Vrasje me dashje" e mbe

Për ata që kanë vendosur të pushojnë në ditët e fundit të gushtit, nuk do të kenë vetëm diell, megjithëse temperaturat do të arrijnë deri

Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar kopje të vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë i cili konverton dënimin e Edmond Bego nga 21

Policia Rrugore ka sjellë risinë e evidentimit me dron të parakalimeve të gabuara dhe shkeljeve që i bëhen rregullave të qarkullimit.