"Radhën për t’u arrestuar e ka një tjetër kryebashkiak". Deputeti i PD nxjerr emrin

Postuar: 19/03/2018 - 22:12

   Analisti Arjan Curri ka bërë deklaratëne fortë në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili, kur tha se shpejti do të arrestohet një tjetër kryebashkiak në jug të vendit, pas arrestimt të kreut të bashkisë së Lezhës për tjeterësim pronash.

“Kjo fushatë do të karakterizohet me arrestime të bujshme. Ndjej keqardhje dhe për këtë rast PD do e ketë të vështirë të fitojë këtë bashki ne Lezhe për shkak të goditjes. Loja nuk do lihet vetëm me kreun e bashkisë së Lezhës, pasi sipas logjikës time dhe të dhënave shumë shpejt një kryetar i një bashkie të jugut të Shqipërisë do të arrestohet. Ai është në siglën e PS, por e ka humbur mbështetjen”- tha Curri.

Kaq ka mjaftuar që në diskutim të ndërhyjë deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili theksoi se mund të jetë një kryebashkiak që Rama nuk i ka punët mirë dhe se mund të jetë vënë nga Koço Kokëdhima. Teksa iu përgjigj ngacmimeve të moderatores Eni Vasili, Salianji tha se mund të jetë kryebashkiakja e Sarandës, Floriana Koka.

“Padyshim që nëse ka një rast që do sulmojë Rama, do jetë ndonjë kundërshtar i jashtëm, ose i brendshëm, që mund ta ketë vënë Koço. Mund të jetë e Sarandës. Fakti që po paralajmërohen arrestime në tv, duken sesa serioze janë gjëra”- tha ai. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Vdekja tragjike në një aksident rrugor e 25-vjeçarit nga Durrësi Xhemal Goga ka lënë të pikëlluar familjarët, miqtë dhe kolegët e të r

   E ndërtuar 85 vite më parë, godina simbol e qytetit të Durrësit, që shërben si degë e Bankës Tregtare pritet t’i nështrohet rikonstruk

   Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarivić zhvillon nesër vizitë në Durrës, interes i madh nga qytetarët durrsakë.

Tërmetet e njëpasnjëshme vazhdojnë të lëkundin Shqipërinë e Mesme në këtë sezon veror.

Helmimet nga ushqimi bëhen më të shpeshta gjatë stinës së verës, kryesisht për shkak të kushteve në të cilat tregtohen dhe ruhen produkte

Zyra antikorrupsion e kryeministrit prej dy ditësh ka zbarkuar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës.

Zylfije Haklaj motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë thyen heshtjen duke dhënë një intervistë për “Shqipta

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli është shkarkuar nga organet e Vettingut.

Një tjetër prokurore ka kaluar me sukses në sitën e Vettingut.

Prokurori i rrethit gjyqësor Tiranë, Arben Nela, njëherazi kandidat për Këshillin ë Lartë të Prokurorisë, do të përballet këtë të mërkurë