Teksa jemi në prag të sezonit turistik, Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot me një video me mesazh shumë domethënës.

Rama ka postuar një video nga aksioni i së dielës për pastrimin e plazhit te Kepi i Rodonit, një nga më të bukurit në vend.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të aksionit kombëtar për pastrimin e territorit që në ditën e tokës ka vijuar për çlirimin nga plehrat të një prej plazheve më të bukura të vendit, Kepit të Rodonit, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Rama.