Në raportin e fundit vjetor të nxjerrë nga shërbimi sekret italian, shqiptarët kanë rezultuar kërcënim i madh për sigurinë vendase. Kjo lidhur kryesisht me bandat e përfshira në trafikun e drogës. Megjithatë bandat shqiptare janë kërcënues edhe në fushën e grabitjes, shfrytëzimit të prostitucionit dhe xhihadizmit.

“Kriminialiteti i huaj në Itali, përbëhet nga grupe rusësh, nigerianësh, shqiptarësh, pakistanezësh. Të gjitha këto grupe janë të ndarë në çështjet e jashtëligjshme që merren. Shqiptarët kryesisht kryesojnë trafikun e drogës. Ata funksionojnë si urë lidhëse e kalimit të drogës nga Ballkani tek organizatat kriminale italiane. Kokaina dhe marijuana, janë drogërat që shqiptarët lëvizin më së shumti. Po ashtu ata janë të përfshirë edhe në shfrytëzim prostitucioni,” shkruhet në raportin vjetor të vitit 2017.

Po ashtu për shkak të lidhjeve me xhihadizmin, 6 shqiptarë janë dëbuar nga Italia.