Gjatë ditës së sotme dhe mbrëmjes së djeshme territori i Shqipërisë është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe në zonat malore në lartësi 700 metër mbi nivelin e detit në formën e borës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave sot do të ketë reshje mesatare në shumicën e qarqeve, lokalisht intensive edhe me shtrëngata në disa prej tyre.

Sot gjatë gjithë ditës priten reshje edhe në formën e dëborës në 700m, të cilat nesër pasdite, ne veri-lindje, në zona të kufizuara do të zbresin deri në 500 m mbi nivelin e detit.

Emergjencat Civile janë në gatishmëri nëse do të ketë përmbytje në zonat që nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar kishte probleme.

PARASHIKIMI METEO:

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.20) dhe nesër (e diel, dt.21) priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve, lokalisht intensive edhe me shtrëngata në disa prej tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Priten edhe reshje në formën e dëborës në 700m, të cilat nesër pasdite, ne veri-lindje, në zona të kufizuara do të zbresin deri në 500m mbi nivelin e detit.

(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 °C / 14 °C

në vendet e ulëta: 5 °C / 11 °C

në vendet malore: 1 °C / 6 °C.

ERA

Sot (e shtunë, dt.20) era do të fryjë e lehtë deri mesatare. Nesër (e diel, dt.21) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.