Reshjet e dendura të shiut/ Parashikimi i frikshëm për ditën e mërkurë për Durrësin

Postuar: 19/03/2018 - 19:06

   Reshjet e shiut me intensitet të lartë që u regjistruan që në orët e para të mëngjesit në Durrës shkaktuan përmbytje në thuajse të gjitha lagjet e qytetit.

Megjithëse parashikimet e sinoptikanëve flisnin për ditë me reshje, sot askush nuk e parashikonte një problematikë kaq të theksuar në qytetin bregdetar.

Në shumë zona, lëvizja e kalimtarëve dhe mjeteve thuajse u paralizua, shumë automjete mbetën të fikura në mes të rrugës, ndërsa kalimtarët u zhytën deri në brez në ujë për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Oborret e disa shkollave 9-vjeçare dhe të mesme u kthyen në liqene, ndërsa në shkollën “Met Hasa” u kërkua ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nxënësit dhe mësuesit e mbetur brenda.

Situatë kritike u krijua edhe në lagjen nr.18, ku autobuzi i linjës Durrës-Unazë-Plepa mbeti i bllokuar në mes të rrugës dhe vetëm pas 3 orësh zjarrfikësit ndërhynë për të nxjerrë qytetarët e bllokuar brenda mjetit të transportit urban.

Situata duket e rënduar edhe në orët e pasdites, ku shumë zona të qytetit janë ende nën pushtetin e ujit.

Parashikimi sinoptik për ditën e nesërme sjell një lajm të mirë, pasi reshjet largohen, të paktën përkohësisht, për t’u rikthyer sërish ditën e mërkurë.

“Dita e martë mbetet me shira të pakët në pjesën e parë të ditës kryesisht në Veri dhe Qendër. Gjatë ditës, moti kthjellohet në pjesën më të madhe të territorit por sërisht mbrëmja dhe nata sjellin fuqizim të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin duke sjellë reshje dëbore në Veri-Verilindje. E mërkura, gjatë pjesës së parë të saj paraqitet me reshje intensive në Veri dhe pjesërisht në Qendër ndërsa pjesa e dytë e ditës, zhvendos reshjet mesatare dhe intensive në Qendër dhe Jug të vendit”, parashikon Meteoalb.

Ndërkohë, një faqe italiane e parashikimit të motit, jep një parashikim të frikshëm për situatën sinoptike në Durrës, gjatë të mërkurës.

Sipas Meteogiornale.it, nëse gjatë të hënës në Durrës janë regjistruar 19.9 mm shi, ditën e mërkurë pritet të regjistrohen 86.9 mm: https://www.meteogiornale.it/previsioni-meteo/albania/durazzo

Nëse parashikimi del i saktë, pas dy ditësh në Durrës pritet të bjerë 4-fishi i reshjeve të rëna gjatë ditës së sotme. Këto reshje mund të sjellin sërish përmbytje masive në qytetin bregdetar dhe rrethinat.

Parashikimi i Meteoalb:

MOTI GJATE JAVES: Deri në mbrëmje shirat pakësohen ndjeshëm në të gjithë vendin por mbeten prezent në sasi të pakta edhe gjatë natës. Dita e martë mbetet me shira të pakët në pjesën e parë të ditës kryesisht në Veri dhe Qendër. Gjatë ditës, moti kthjellohet në pjesën më të madhe të territorit por sërisht mbrëmja dhe nata sjellin fuqizim të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin duke sjellë reshje dëbore në Veri-Verilindje. E mërkura, gjatë pjesës së parë të saj paraqitet me reshje intensive në Veri dhe pjesërisht në Qendër ndërsa pjesa e dytë e ditës, zhvendos reshjet mesatare dhe intensive në Qendër dhe Jug të vendit. Dita e enjte dhe deri në fundjavë, mbetet me reshje të pakta shiu e dëbore.

Temperaturat do të ulen edhe për orët vijuese, rënie e ndjeshme mëngjesi i së martës dhe mesdita e së mërkurës. Po ashtu, një tjetër rënie me të paktën 3°C sjell e enjta, gjatë mëngjesit dhe mesditës ndrësa e premtja dhe fundjava sjellin rritje gradualë të temperaturave në të gjithë vendin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjyqtarja Altina Xhoxhaj ka reaguar ashpër në seancën e sotme që zhvilloi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas pretendimit se ajo ka fs

Persona të paidentifikuar kanë vjedhur një dyqan “Vodafone” në Durrës, pranë stacionit të trenit.

Koha ka filluar të ngrohet, dhe midis rreshjeve kalimtare të shiut, po fillojmë të shikojmë sërish bukurinë e natyrës, shkruan media irla

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me një aksion të gjerë për pastrimin përgjatë rrjedhës së lumit të Tiranës nga "Ura Babrroit " deri te "Ura

Dhimbje e madhe dhe mesazhe rrëqethëse janë ato që miqtë, kolegët, gazetarët dhe të njohurit kanë shkruar pas lajmit tragjik se Armand Ha

Zbulohet se pas kompanisë offshore që zotëronte Gulf në Shqipëri qëndron gjeorgjiani Aleksandre Gogokhia.

Vijon paraditja me kthjellime në Jug e Qendër, ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në Veri.

Altina Xhoxhaj është anëtarja e katërt e Gjykatës Kushtetuese që përballet sot me procesin e vetingut pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos dhe

  Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, por edhe në të gjithë Shqipërinë ndodhi për herë të parë rezeksioni i kancer

   Nëse menduam se retë e pluhurit dhe grimcat e rërës së Saharasë do të largoheshin nga Shqipëria ditën e diel, kjo është pjesërisht e v