Lëkundje të shumta sizmike kanë karakterizuar ditën e sotme dhe sërish epiqendra e tyre, në pjesë më të madhe ka qenë rajoni i Durrësit, ekzaktësisht në Gjirin e Lalzit dhe Hamallaj.

Tërmeti më i fuqishëm i ditës së sotme është regjistruar në mesditë, në orën 14:00, me manjitudë 2.5 ballë e shkallës rihter.

Ka pasur lëkundje edhe gjatë natës dhe ditës, ndërsa deri në orën 20:00 kanë rënë 8 tërmete të shkallëve të ndryshme, por kryesisht të lehta.