Rikthehet dimri me stuhi. Ja kur priten reshje dëbore e përmbytje

Postuar: 18/03/2018 - 18:23

Kjo javë që vjen pritet të sjellë surpriza për sa u përket kushteve të motit. Përveç reshjeve të dendura të shiut, rikthehen reshjet e dëborës dhe zbritjet e ndjeshme të temperaturave deri nën 0 gradë në zonat malore.

Temperaturat do të nisin të zbresin që nga dita e hënë. Ndonëse në zonat e ulëta dhe bregdet ato kishin mbërritur deri në 25 gradë në mesditë, duke kaluar edhe temperaturat mesatare të muajit mars, gjatë kësaj jave pritet që temperaturat e ulëta të shënojnë 4 gradë Celsius dhe në mesditë të mos i kalojnë 18 gradët.

Por temperaturat e larta të këtyre ditëve që lamë pas, kur ditën e shtunë termometri regjistroi vlera deri në 25 gradë Celsius si dhe reshjet e shumta të shiut, kanë bërë që të shkrijë dëbora në zonat malore, duke rritur sasinë e prurjeve nëpër lumenj.

Nga përllogaritjet e Institutit të Gjeoshkencave, të Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, rezulton se në lumenjtë e Drinit, Bunës dhe liqenin e Shkodrës do të ketë prurje në nivele të larta, gjë që bën që të zgjerohet zona e përmbytjeve në zonën e nënShkodrës dhe zonave periferike të qytetit afër liqenit.

Madje për shkak të reshjeve intensive që priten gjatë mesnatës së të dielës dhe gjatë ditës së hënë do të rriten edhe më shumë prurjet në lumenj. /TCH/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga koha kur iu rikthye sistemit të drejtësisë, deri sa doli para Vettingut, Artan Zeneli, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, ka shtuar gati dy

Nuk kthehet në detyrë gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo!

   Një rrebesh shiu ka goditur Gjirin e Lalzit në mesditë, duke detyruar pushuesit të rrëmbejnë rrobat e të largohen me nxitim nga plazhi

   IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit) ka korrigjuar vetveten përsa I përket tërmetit të regjistruar ditën e

   Tirana, Durrësi dhe disa qytete të tjera janë lëkundur në orën 15.05, si pasojë e një tërmeti me magnitudë 4,5 ballë.

   Qytetarë durrsakë, familjarë, artistë të ardhur nga i gjithë vendi, deputetë dhe pushtetarë vendorë i kanë dhënë lamtumirën e fundit a

   Një tërmet ka goditur Durrësin dhe Tiranën rreth orës 15:05 minuta.

Liderët demokratë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, së bashku me përfaqësuesit lokalë të PD-së, iu bashkuan homazheve dhe vendosën kurora me

Shpallen aplikimet për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë, Kolegji Profesional i Lartë, Kolegji i Policisë për "Patrullë të Përg

Tetë vjet pas ngjarjes së rëndë që tronditi Durrësin, ku tre persona u vranë në një lokal, (17-vjeçari Ani Curri, Luan Curri dhe Edmond S