Rikthehet tmerri i përmbytjes së rrugëve në qytetin e Durrësit.

Reshjet e dendura të shiut që ranë mëngjesin e kësaj të hëne, kanë shkaktuar probleme në rrugë të ndryshme të qytetit që janë aktualisht nën pushtetin e ujit.

Vështirësi hasin si drejtuesit e mjeteve, akoma dhe më shumë këmbësorët që e kanë të pamundur të kalojnë rrugët nga një krah në tjetrin.

Të gjitha zonat kryesore të qytetit, shëtitorja “Taulantia”, rruga “Aleksandër Goga”, zona te stadiumi, te stacioni i trenit, lagja nr.13, Shkozeti etj. janë të gjitha nën ujë, i cili ka kaluar mbi nivelin e trotuareve.

Ndërsa në Currila është bllokuar rruga për shkak të rrëshqitjes së dherave, duke bërë që qarkullimi i mjeteve të devijojë vetëm në një korsi.

Shihni pamjet filmike të xhiruara nga “DurrësLajm”.