Rregulla të reja për importin e makinave

Postuar: 13/01/2018 - 12:56

Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 pritet të hyjnë në fuqi rregullat e reja për importin e mjeteve në vendin tonë. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi do të lejohet vetëm importi i mjeteve motorrike të cilat plotësojnë standartet Euro 4, 5 dhe 6 të shkarkimeve në ajër.

Klosi ka theksuar më herët se është e patolerueshme që të vazhdojë futja e automjeteve të vjetëruara të cilat ndosin mjedisin duke ndikuar direkt në shëndetin e qytetarëve. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit në kuadër të mbrojtjes së mjedisit si pjesë e nismës së ndërmarrë së fundmi, është ndalur edhe tek rëndësia e përmirësimit të cilësisë së karburantit një kërkesë kjo e hershme e bizneseve.

Ndërsa për makinat e vjetra të cilat janë në përdorim sipas ministrit duhet të ndërhyhet për të arritur standardin euro 3 të shkarkimeve në ajër.

Aktualisht në vendin tonë janë 560 mijë automjete me një jetëgjatësi mbi 20 vite ku 80% e tyre rezultojnë ndotëse për mjedisin. Sipas ISHP ndotja e mjedisit vitet e fundit është bërë shkak i mbi 40 mijë lloje sëmundjesh ku pjesa më e madhe janë rrezik serioz për jetën e qytetarëve./Scan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Duket se nuk ka lajme të mira nga moti për ditën e nesërme.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë një shtetas që vidhte kabinat e kompanive telefonik

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” lajmin e çmimit ndërkombëtar që fitoi projekti i “Sfink

KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin, 2 përgjegjës sektori legalizimi, 3 ish-përgjegjës sektori legalizimi dhe 2 specialistë të drejt

Një drejtues mjeti që lëvizte me shpejtësi gati 100 km/h në Rrugën e Kavajës në kryeqytet mbrëmjen e djeshme, është ndaluar nga policia.

Vijon dominimi i kthjellime në Veri dhe zonat Qendrore, por vranësira kalimtare do të ketë ekstremi Jugor i vendit.

   Departamenti i Shtetit thotë se problemet më të konsiderueshme të të drejtave të njeriut në vitin 2017 në Shqipëri, ishin “kufizimet n

   Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, të gazetarit Arian Çanit.

   I ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Llirë”, Arjan Çani i ka treguar ish-ministrit i brëndshëm një video të vitit 2012 kur kishte “para

   Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i ka nisur letër-propozimin zyrtar kompanisë koncesionare Albania Highway Concession