Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar sërish rrëshqitjen e dherave në Currila, e për pasojë bllokimin e rrugës në njërën prej korsive të kalimit për automjetet.

Rreshjet e shiut kanë provokuar rënien masive të dherave në drejtim të segmentit rrugor Univeristet-Currila gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, duke bërë që qarkullimi i mjeteve të devijojë vetëm në një korsi.

E njëjta situatë ndodhi edhe rreth dy javë më parë në këtë zonë. Kodër Vila prej disa vitesh vuan pasojat e erozionit pasi përbërja e saj argjilore ka sjellë shkarje dherash. Rehabilitimi i saj përfundimtar kërkon miliona euro dhe bashkia e Durrësit ka bërë me dije zyrtarisht se nuk mund të investojë në rehabilitim, por vetëm në mirëmbajtje.