Një pemë ka zënë poshtë 3 makina në Fier. 

Në rrugën nacionale në dalje të Fierit me drejtim qytetin bregdetar të Vlorës, një pemë ka rënë si pasojë e erës së fortë duke zënë poshtë tre autovetura, dy të parkuara dhe një që ka qenë në lëvizje, raporton TCH.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:30 pranë ish-doganës së vjetër. Burime nga vendngjarja thonë se nuk ka pasur persona të lënduar.

Gjatë gjithë ditës së shtunë në Fier ka patur erë të fortë. Deri tani nuk ka dëme serioze, por rreziku është prezent në çdo çast.