Informacionet më të fundit nga Shkodra thonë se është rritur numri i të plagosurve nga shpërthimi i eksplozivit në lagjen “Rus”.

Kështu, bëhet fjalë për 6 të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë. Ata ndodhen në spitalin e qytetit ku po marrin mjekim. Sipas burimeve të ABC News, e plagosur ka mbetur edhe një grua nga Mali i Zi. Ndërsa njëri prej të plagosurve është Lulzim Kulla, i cili dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit.

Lënda eksplozive ishte vendosur në një motorçikletë të parkuar aty pranë. Nga shpërthimi i fuqishëm u dëmtua edhe një fuoristradë dhe ambientet e një biznesi që ndodhej në katin e parë të ndërtesës. Deri tani nuk dihet kush ka qenë objektiv i atentatit me tritol. Policia është duke hetuar për të zbardhur ngjarjen.