Nëse menduam se retë e pluhurit dhe grimcat e rërës së Saharasë do të largoheshin nga Shqipëria ditën e diel, kjo është pjesërisht e vërtetë.

Ato janë larguar përkohësisht për t’u zhvendosur në jugperëndim të Evropës, ndërkohë që do të kthehen në Shqipëri gjatë të mërkurës.

“Retë e pluhurit dhe grimcat e rërës nga shkretëtirat Afrikane SOT janë përqëndruar në Jugperëndim të Europës por të mërkurën do shtrijne ndikimin e tyre edhe në territorin shqiptar”, shkruan Meteoalb.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit në territorin shqiptar parashikohet që gjatë periudhës 21 – 30 prill 2018 të jenë mesatarisht 2.5°C më të larta se vlerat tipike të kësaj periudhe, ndërsa 10-ditëshi i parë i Majit pritet të sjellë temperatura shumë më pranë normaleve të fund-pranverës.