Segmenti i ri rrugor që pritet të ndërtohet anash Rotondës, por a do e pengojë ky zbulim? (VIDEO+FOTO)

Postuar: 16/05/2018 - 13:18

Punimet në rrugën “Aleksandër Goga” nga Mauzoleumi i Dëshmorëve deri te sheshi “Liria” kanë vijuar me shpejtësi në zgjerimin e trotuareve dhe ngushtimin e rrugës së makinave këto ditë. Investimi përfshin rikualifikimin e rrugës “Aleksandër Goga”, nga sheshi “Liria” deri te Mauzoleumi i Dëshmorëve si dhe rrugën lidhëse “Fetah Bllaca”. Pranë Rotondës është parashikuar ndërtimi i një segmenti, i cili do të shërbejë si unazë për qarkullim e mjeteve që do të lidhë “Aleksandër Gogën” me “Fetah Bllacën”.

Në këtë segment punëtorët kanë bërë edhe një zbulim i cili shumë shpejt është mbuluar nga punëtorët e firmës. Nga qytetarët është mësuar se nga gërrmimet për zgjerimin e trotuarit në afërsi të forumit bizantin, kanë dalë në sipërfaqe konturet e një objekti.

Nga pamja e parë dyshohet se objekti masiv rreth 6 m gjatësi, mund të jetë pjesë fragmentare e ndonjë objekti apo bunkeri, pa specifikuar nëse është bunker i periudhës së luftës ose i viteve të socializmit. Megjithatë, duke u nisur edhe nga fakti se në periudhën e para viteve ‘90 kur është shtruar rruga dhe është spostuar nga sheshi bizantin ish-shkolla “10 Korriku”, në këtë periudhë bunkerët gëzonin status të veçantë, dhe ishte e vështirë që të mbuloheshin me dhe në atë periudhë.

Megjithatë, dyshohet që struktura e zbuluar mund të jetë një fragment bunkeri që i përket periudhës së luftërave të kaluara. Deri tani specialistët e arkeologjisë nuk e kanë thënë fjalën e tyre, dhe zona është në testim e sipër, për shkak se para ndërtimit të rrugës lidhëse do të jenë pikërisht arkeologët që do të japin fjalën e fundit.

Gjithsesi duhet vlerësuar vëmendja e qytetarëve që janë të shqetësuar për fatin e vlerave arkeologjike mijëra vjeçare që flenë nëntokë.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Shembja e urës ‘Morandi’ në Xhenova ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë.

   Mes personave që kanë përdorur sot urën Morandi në Genova, Itali ka qenë edhe avokati i njohur shqiptar Saimir Vishaj.

   Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kandidate për anëtare e Kësh

   Mijëra pushues janë dyndur drejt plazheve të Durrësit.

   OSHEE ka njoftuar sot se shumë zona të Tiranës do të kenë mungesë të energjisë elektrike, duke nisur që nga ora 09:00 e mëngjesit.

   Sipas Meteoalb, Shqipëria do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, kushte të cilat do të vijojnë deri në orët e pasd

   Plot 42 pasgoditje janë regjistruar nga Instituti i Gjeoshkencave që pas tërmetit me magnitudë 5.1 e shkallës rihter të ndodhur më dat

   Skenat e rënda të konfliktit të ditëve të fundit që u shënuan në terminalin e teageteve në Durrës si rezultat i vonesave të trageteve

   Ndahet nga jeta profesori i njohur i gjuhës dhe letërsisë për shumë breza gjimnazistësh në Durrës dhe autori i mëse 20 librave.

Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës, kanë bllokuar punimet që po kryen firma e kontraktuar nga ndërmarrja e Ujësjellësit për shtrirj